
STELLA me një eksperiencë më shumë se 25 vjecare në tregtimin e të bredshmeve,bluzave,pizhamave,rroba gjumi,rroba sporti,rroba plazhi .Kompania ka një rrjet të zgjeruar rishitësish në të gjithë Shqiperinw dhe më gjërë dhe produktet e saj mund ti gjeni ne cdo qytet nen markwn e STELLA. Suksesi i korrur ndër dekada që shoqërohet me kualitet të lartë të produkteve, ka bërë që STELLA të jetë furnizues në shumë vende të botës. Kjo kompani ofron produktet më kualitative në tregun tonë dhe atë evropian, duke ofruar edhe çmime të volitshme. Kjo kompani ka dëshmuar suksesin në shtete të ndryshme.
Konsumatori
Konsumatori është qendra e modelit tonë të veçantë të biznesit, i cili unifikon projektimin, prodhimin, shpërndarjen dhe shitjet, përmes rrjetit të gjerë të dyqaneve tona.
Certifikuar në vitin 2008. Ndodhemi në Shkozet vetëm 1 orë udhëtim ajror nga vendet e BE-së. Kjo kompani është krijuar në 1995 nga vellezërit Matuka . Sot ato kanë një organizatë prodhimi e cila numëron mbi 500 operatorë dhe më shumë se 100 makineri . Tipet e produkteve që kompania prodhon përfshijnë kategoritë , për gra,burra dhe fëmije. Produktet e tilla janë të bredshme,bluze,pizhama,rroba gjumi,rroba sporti,rroba plazhi. Kapaciteti produkteve te bredshme 1.000.000 bluze 300.000,bluze 200.000,pizhama 80.000,rroba nate 60.000,rroba plazhi 25.000,rroba sporti 50.000 Operacionet që zhvillohen janë prerje ,qepje,hekurosje,kontrolli cilësisë ,paketimi,transport prodhimi dhe aplikim stampave ,stampat,transferimi stampave.
Programet tona janë ndërtuar bazuar në analiza, konsultime, kërkesa dhe informacion të detajuar të mbledhur nga klientët, ekspertët e fushave përkatese, shoqatat e ndryshme të biznesit, konsulentët dhe organet shtetërore. Ato përditesohen vazhdimisht më përmirësime teknike, me ndryshimet ligjore, rregullative dhe normative. Cdo produkt i yni është dizenjuar për të qenë i adaptueshem me kërkesat e reja, madje dhe specifike, të klientëve.
Për 25 vite një kompani si STELLA ka mundur të krijojë reputacion dhe të bëhet pjesë e një tregu serioz e me një konkurrencë të ashpër. Kompania tashmë ka rreshtuar emrin e saj si një kompani e besueshme në të gjithtë botën.
Duhet të jesh unik që fillimisht të mbijetosh e më pas edhe të kesh sukses.